• DEUTSCH
  • ALBANISCH
  • MAZEDONISCH
  • SERBISCH
DEUTSCH
ALBANISCH
MAZEDONISCH
SERBISCH

Rechtsanwalt

Dr. jur. Klaus Hellenschmidt

Amtsgerichtsdirektor a. D.

Schloßplatz 1
83410 Laufen/Salzach
Deutschland

Tel.: +49 (0) 86 82 / 95 67 89
Mobil: +49 (0) 151 / 17 84 82 43
Fax: +49 (0) 86 82 / 95 67 88
E-Mail: advokat@dr-hellenschmidt.de

Schloßplatz 1
83410 Laufen/Salzach
Deutschland
Tel.: +49 (0) 86 82 / 95 67 89
Mobil: +49 (0) 151 / 17 84 82 43
Fax: +49 (0) 86 82 / 95 67 88
E-Mail: advokat@dr-hellenschmidt.de
Për çfarë bëhet fjalë

Dëbim të përjetshëm nga Gjermania, përkatësisht dëbim të përjetshëm nga Unioni Evropian në përgjithësi nuk guxon të ketë. Raste të tilla të dëbimit të përjetshëm të një shtetasi të Serbisë, gjegjësisht të Maqedonisë i kam dërguar deri tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Tani, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka marrë vendim që dëbimi nga shteti mund të zgjasë vetëm 5 vite. Për të qenë të sigurt se një gjë e tillë mund të arrihet, duhet që paraprakisht të anulohet aktvendimi i autoritetit kompetent (Zyrës për shtetas të huaj) dhe dëbimi të shlyhet nga regjistrat përkatës. Nëse dëshironi që ta arrini një gjë të tillë, atëherë mund të më drejtoheni personalisht përmes e-mailit nën adresën
advokat@ dr-hellenschmidt.de.

Me rëndësi është që me këtë rast ta cekni datën e dëbimit tuaj si dhe emërtimin e autoritetit i cili e ka urdhëruar masën e dëbimit. E njëjta vlen edhe për ato raste, kur thjesht ju kanë larguar nga shteti, pa ndonjë vendim me shkrim për dëbimin.

Gjatë fundjavës mund ta kontaktoni me telefon edhe përkthyesin tim me numër 0049-15753593869.

Lidhur me personin tim:

Pas pothuaj 40 vitesh pune si gjykatës i dytë i një Gjykate komunale dhe i Prokurorisë publike në Bavari, kam vendosur që, tani në cilësinë e avokatit, duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, të merrem me rastet e dëbimëve të përjetshme dhe me problemet, të cilat këto dëbime u kanë shkaktuar shtetasve të huaj, si dhe të punoj në zgjidhjen e këtyre rasteve.

Dëbim të përjetshëm nga EU-ja, pra, nuk guxon të ketë.